Flash News

E-TJERA

“Rrezikon të vritet një deputet”, GJKKO shpall moskompetencë për çështjen ndaj Spartak Brahos

“Rrezikon të vritet një deputet”, GJKKO shpall

GJKKO ka shpallur moskompetencë për padinë ndaj Spartak Brahos, duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Tiranës. Kujtojmë që Braho u padit për shpifje nga Komisioni i Rithemelimit, pas deklaratës së tij të fortë.

Ai tha një ditë para protestës së 8 janarit, që u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha se një deputet i Partisë Demokratike me inicialet E.A., rrezikonte të vritej.

"Një personalitet deputet, me inicialet..., rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë", tha Braho.

 

Të fundit