Flash News

E-TJERA

Rreziku nga përmbytje, IGJEUM paralajmëron zonat e rrezikuara

Rreziku nga përmbytje, IGJEUM paralajmëron zonat e rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se më 17 dhe 18 nëntor , pjesa më e madhe e territorit do të përballet me reshje të dendura shiu, duke shtuar rrezikun për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.

Zonat më të prekura priet te jene Shkodra, Kukësi, Vlora, Gjirokastra me reshje shumë intensive, kurse Lezha me reshje intensive.
Dibra, Durrësi, Tirana do ken reshje mesatare deri në intensive. 
Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash dhe përmbytje të lokalizuara, veçanërisht në zonat urbane.

Prurjet në lumenj si Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm, duke shtuar rrezikun për dalje nga shtrati.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

 

Të fundit