Flash News

E-TJERA

Rreziku për përmbytjet, hapen portat e HEC-it në Shkopet

Rreziku për përmbytjet, hapen portat e HEC-it në Shkopet

Reshjet e dendura të shiut kanë rritur sasinë e lumenjve dhe prurjet e tyre në diga.

Prurjet e shumta të lumit Mat kanë bërë që të rritet sasia e ujit në liqenin e Shkopetit. Këtë pasdite kompania private e cila ka nën administrimin HEC-in Ulëz dhe Shkopet, ka nisur shkarkimin e tepricave.

Shkarkimi po bëhet për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë.

Hapja e portave për shkarkimin e HEC-it Shkopet ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit.

Të fundit