Flash News

E-TJERA

Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 33 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Rrezikuan jetën e pushuesve, bllokohen 33 mjete lundruese nga Ksamili

Policia ka bllokuar 33 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, në kuadër të kontrolleve për sigurinë në det. Sipas njoftimit janë kontrolluar 452 mjete lundruese, nga të cilat 33 janë bllokuar për Shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

"Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, po kryen monitorime dhe kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, me qëllim evidentimin e shkelësve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë, apo të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.

Gjatë monitorimeve janë kontrolluar 452 mjete lundruese, nga të cilat 33 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 19 jet ski, 8 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

8 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 4 raste për t’u ardhur në ndihmë 9 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese", njofton policia. 

Të fundit