Flash News

E-TJERA

Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohet familja me 4 persona në Durrës

Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohet familja me 4 persona

Rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare i shkojnë në ndihmë një familjeje me 4 pjesëtarë, mes tyre 2 fëmijë të mitur.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë njoftuar se 4 pjesëtarëve të një familjeje, mes tyre 2 fëmijë të mitur, iu rrezikohej seriozisht jeta, në det, pasi mjeti lundrues (varkë plastike) me të cilin po lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt, në gjirin e Durrësit. 

Pas marrjes së këtij njoftimi, blutë bëjnë me dije se shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar. 

Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxor në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.   

Të fundit