Flash News

E-TJERA

Dhërmi/ Rrezikuan të mbyteshin nga dallgët e forta, shpëtohen mrekullisht çifti çek dhe vajza e tyre e mitur

Dhërmi/ Rrezikuan të mbyteshin nga dallgët e forta,

Policia Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me 2 qytetarë me mjete lundruese private, u erdhi në ndihmë 3 turistëve të huaj të cilëve iu rrezikua jeta, si pasojë e dallgëve të detit.

Policia Kufitare në Dhërmi, njofton se pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative në DVP Vlorë, se në Palasë, Dhërmi, tre turist të huaj të cilët ishin duke lundruar në det me 1 mjet lundrues "Kayak", po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit, kanë nisur menjëherë kërkimet.

Policia sqaron se pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues "Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave.

Tre turistët e huaj Çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre), nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

Të fundit