Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrëzimi i 10 dekreteve të Metës/ Dervishaj: Një veprim që Qeveria të rrëmbejë drejtësinë, Kuvendi s'tregoi integritet moral e juridik

"Ky është një veprim që Qeveria të rrëmbejë drejtësinë, si dhe të mbulojë gjithë paligjshmërinë në implementimin e saj, duke shkelur çdo parim dhe duke e kthyer atë në Drejtësi të Qeverisë, dhe jo Drejtësi për qytetarët."
Kështu u shpreh këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj teksa doli në një deklaratë për mediat, pasi Kuvendi rrëzoi 10 dekretet e Presidentit Ilir Meta për reformën në drejtësi. Ai tha se 10 Ligje, që prekin zemrën e Reformës në Drejtësi, Kuvendi arrin t`i shqyrtojë për herë të dytë, brenda 1 dite dhe sipas tij, këtë ritëm dhe aftësi juridike e profesionale do ta kishte zili çdo vend europian
Dervishaj shtoi më tej se Kuvendi nuk e argumentoi vendimin e kreut të shtetit për rrëzimin e dekreteve në baza ligjore, por sipas tij u pa një “retorikë politike dhe gjuhë përbaltëse”, duke drejtuar më tej tre pyetjet:
- Pse Qeveria rrëmbeu Reformën në Drejtësi?
- Pse nuk u konsultuan këto ndryshime me Komisionin e Venecias për të siguruar një Opinion?
- Pse u hodh poshtë puna e eksprtëve të pavarur të Nivelit të Lartë, ashtu siç u ndërtua dhe miratua kjo Reformë?
Dervishaj tha se pak e nga pak, çdo tullë e ngrehinës së Reformës për Drejtësinë që duam, jo po dëmtohet, por mënyrë të shëmtuar dhe të fshehtë, po shkulet. Ai shtoi më tej se presidenti i Republikës, dikur në pozitën e Kryetarit të Kuvendit që bëri të mundur votimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota, e do më shumë se askush procesin gjithëpërfshirës, të rregullt procedurial në miratimin e çdo ndryshimi që prek sadopak ligjet e miratuara në konsultim të plotë.
Deklaratë e Këshilltarit për Çështjet Ligjore të Presidentit të Republikës, z.Bledar Dervishaj
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të organizmave të shoqërisë civile dhe të huaj në Shqipëri,
Sot, fatkeqësisht dëshmuam se si Seanca Plenare e Kuvendit në ikje, rrëzoi 10 Dekrete të Presidentit të Republikës, që kishin kthyer për rishqyrtim në Kuvend 10 ligje që prekin themelin e Reformës në Drejtësi.
Ndërsa prisnim që të paktën të dëgjonim në diskutimet e deputetëve, përpjekje për të argumentuar ligjërisht rrëzimin e Dekreteve, fatkeqësisht, dëgjuam vetëm retorikë politike, fjalë boshe pa asnjë vlerë për shoqërinë dhe Sistemin e Drejtësisë, dhe gjuhë përbaltëse e aspak të denjë për një shtet të së drejtës.
10 Ligje, që prekin zemrën e Reformës në Drejtësi, Kuvendi arrin t`i shqyrtojë për herë të dytë, brenda 1 dite!!! Këtë ritëm dhe aftësi juridike e profesionale do ta kishte zili çdo vend europian për deputetët e tij!
Kuvendi në një ditë në datën 23 mars 2021, miratoi 10-ligje të hartuar nga Qeveria që ndryshojnë thelbësisht reformën në drejtësi. Këto ligje ndryshuese janë kthyer për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës, një e nga një në muajin prill.
Ndërkohë që ligjet e reformës në drejtësi, të cilat u ndryshuan sot brenda 1 dite nga ky Kuvend ilegjitim, janë hartuar, konsultuar, dhe miratuar pas një analize 2-vjeçare të të gjithë sistemit të drejtësisë dhe pas një procesi të gjerë të konsultimit publik në vitet 2015 -2017.
Reforma në Drejtësi iu besua një grupi ekspertësh të nivelit të lartë, dhe iu hoq Qeverisë.
Roli i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2016-2017 në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë ishte rol certifikues/miratues i produktit të grupit të ekspertëve të nivelit të lartë të huaj dhe vendas, pa patur të drejtën të prekte thelbin. Në të gjitha hapat, reforma në drejtësi u çertifikua para se të shkonte për miratim në Kuvend, nga Komisioni i Venecias.
Ndaj pyetjet që shtrohen janë këto:
- Pse Qeveria rrëmbeu Reformën në Drejtësi?
- Pse nuk u konsultuan këto ndryshime me Komisionin e Venecias për të siguruar një Opinion?
- Pse u hodh poshtë puna e eksprtëve të pavarur të Nivelit të Lartë, ashtu siç u ndërtua dhe miratua kjo Reformë?
Kushdo kupton që ky është një veprim që Qeveria të rrëmbejë drejtësinë, si dhe të mbulojë gjithë paligjshmërinë në implementimin e saj, duke shkelur çdo parim dhe duke e kthyer atë në Drejtësi të Qeverisë, dhe jo Drejtësi për qytetarët.
Gjatë kësaj periudhe që përkonte me fushatën zgjedhore, Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është marrë publikisht me mënyrën antikushtetuese se si Qeveria dhe Kuvendi ndryshuan reformën në drejtësi, por përmes Dekreteve të arsyetuara këto ligje antikushtetuese i janë kthyer Kuvendit për rishqyrtim me kërkesën që Kuvendi të merrte kohën e nevojshme për reflektim.
Kjo edhe për të mos shmangur vëmendjen nga procesi zgjedhor.
Por meqë Kuvendi, në mënyrë të përsëritur përcjell informacion të pavërtetë, jemi të detyruar të sqarojmë opinionin publik. Ftoj gjithësecilin, të aksesoni faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, dhe të njiheni me arsyet e vërteta, pse u kthyen këto 10-ligje nga Presidenti i Republikës.
Nëse do lexoni arsyet kushtetuese dhe ligjore, të cilat deputetët tanë kanë për detyrë t`i lexojnë, por që më shumë preferojnë të lexojnë ëhatsup-et dhe sms-të urdhëruese nga lart e të veprojnë sipas tyre, do kuptoni se si pak e nga pak, çdo tullë e ngrehinës së Reformës për Drejtësinë që duam, jo po dëmtohet, por mënyrë të shëmtuar dhe të fshehtë, po shkulet.
Këto 10 ligje të hartuara nga qeveria dhe të miratuara nga Kuvendi në datën 23 mars 2021:
- Janë shqyrtuar përmes një procedure të përshpejtuar (brenda 5-ditëve) në datat 18-23 mars 2021! Kjo bie në kundërshtim flagrant me kërkesat e nenit 81, 83 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Mos të përpiqet më kot ndonjë prej deputetëve, të sqaroj se kur nis shqyrtimi në Komision, e kur duhet të përfundojë, se dimë të gjithë të numërojmë ditët kalendarike.
- Kjo shpejtësi shqyrtimi, ka bërë që ndryshimet ligjore të jenë realizuar në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën, por dhe procedurën e përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë (nenet 26-28).
- Këtë shkelje Kuvendi e ka përsëritur 10 herë për të gjitha ligjet ndryshuese.
- Ndryshimet ligjore janë miratuar në mungesë të një procesi konsultimi gjithëpërfshirës me shoqërinë civile, apo me të gjitha organet përgjegjëse të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
Këtë e dëshmojnë fare qartë dhe Raportet përkatëse të Komisionit për Çështjet Ligjore, që një herë citojnë se aktet janë bërë në grup pune të përbashkët me institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, një herë thonë që u janë çuar atyre për mendim!!
Nëse janë hartuar bashkë me organet e drejtësisë, atëherë përse do u çoheshin për mendim kur kanë qënë pjesë e grupit të punës?! Dhe pse disa komente nga një pjesë e këtyre institucioneve janë dhënë pikërisht gjatë shqyrtimit në komision?!
- Ndryshimet janë realizuar nga qeveria në mungesë të plotë të transparencës me publikun. Askush nuk u informua se çfarë po ndryshohej dhe përse po ndryshohej! As shoqëria civile, as aktorët realë që japin drejtësi përditë.
- Procedura e ndjekur për këto ndryshime ligjore është kundërshtuar njëzëri nga 71 organizata të shoqërinë civile, (Komiteti Shqiptar i Helsinki, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Instituti i Studimeve Politike, etj.) dhe aktorë të sistemit të drejtësisë, të cilët evidentojnë shkeljet kushtetuese dhe mungesën e konsultimit të këtyre nismave.
- Ndryshimet ligjore të bëra nga ky Kuvend sot në vitin 2021, cenojnë rëndë klimën e besimit tek reforma në drejtësi e miratuar me unanimitet të plotë me 140 vota në vitin 2016, si dhe tek implementimi i Reformës në Sistemin e Drejtësisë.
- Propozimet e të 10 projektligjeve janë hartuar nga qeveria sipas vullnetit të saj, ndërkohë që sipas procedurës parlamentare kamuflohet sikur këto të jenë propozime të deputetëve të Kuvendit, duke dhunuar kështu parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve përcaktuar në nenin 7 të Kushtetutës, me veprime që arrijnë deri në falsifikimin e procesit legjislativ.
- Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare rezulton se ndryshimet në ligjet e reformës nuk i ka hartuar Kuvendi, por Qeveria, ndërkohë që vetëm për të shmangur procesin e konsultimit publik dhe transparencën, këto projektligje në të njëjtën datë janë propozuara sikur të jenë nisma e disa deputetëve.
- Si mundet të citohet në relacione se ligjet janë hartuar nga një grup pune nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas të nënshkruhen si propozime deputetësh?!?!
- Ky është rasti flagrant që tregon ku ka arritur arroganca e këtyre deputetëve që nuk pyesin as të mbulojnë apo fshehin pazaret që bëjnë, të paktën nga ana proceduriale, të paktën sa “për sy e faqe”!
- Mjafton vetëm fakti që të 10 ligjet, janë propozuar, shqyrtuar dhe miratuar përmes një procedure tërësisht antikushtetues dhe pa konsultim të gjerë publik, gjë që bën të detyrueshme sipas nenit 85 pika 1 të Kushtetutës, kthimin e tyre për rishqyrtim dhe plotësim të mangësive të konstatuara.
- Disa prej këtyre ligjeve, prekin thelbësisht pëërbërjen e trupave gjyqësore kolegjiale. Tanimë do të kemi trupa gjyqësore me përbërje të cunguar. Ndryshimi i trupave gjykuese në shkallët e gjyqësorit, përmes reduktimit të numrit të gjyqtarëve në përbërje të tyre, rrezikon të cenojë pikërisht interesin publik për një drejtësi profesionale, efektive, të paanshme, të pakundërshtueshme për nga cilësia e vendimmarrjes.
- Nga ana tjetër, ndryshimet ligjore, të miratuara në fund të këtij sesioni parlamentar, janë përpjekje për të mbuluar mangësitë, shkeljet, dhe mosveprimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, kryesisht të KLGJ-së, KED, por jo vetëm, përgjatë fazës së implementimit të reformës, të cilat me veprime apo mosveprimet e tyre, apo shkeljet që kanë kryer kanë tejkaluar, çdo afat të arsyeshëm për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese duke e tejzgjatur këtë proces duke mos iu përgjigjur në kohë nevojës jetike që ka vendi për një Gjykatë të Lartë dhe një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale.
- Nga vështrimi kronologjik i të gjitha fakteve rezulton se Këshilli i Lartë Gjyqësor, një organ ky i mbledhur për herë të parë në 20 dhjetor 2018, ka paraqitur vonesa të pajustifikuara në shpalljen, verifikimin, vlerësimin e kandidatëve për plotësimin e të gjitha vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.
- Ndaj ishte e papranueshme që përmes këtyre ndryshimeve ligjore, të krijohet një terren absurd, duke legjitimuar ritmin e ngadaltë dhe të papranueshëm i KLGJ-së, në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, i cili sipas këtyre dispozitave të miratuara është parashikuar të zgjasë deri në 31 dhjetor 2023.
- Ndryshimet ligjore nga ana tjetër përpiqen që të mbulojnë përgjegjësinë e Kryeministrit, dhe përfaqësuesve të mazhorancës në Kuvend apo qeveri, që me deklarimet, apo me veprimet e tyre aktive, në adresë apo në bashkëpunim me ish-anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sollën bllokimin e veprimtarisë së këtij organi (KED) për vitet 2017-2018, duke bërë që vendet bosh të krijuara në Gjykatën Kushtetuese të mos plotësoheshin në kohë. Këto veprime nxorën jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese për gati 3 vjet (33 muaj) e për pasojë nxjerrjen jashtë kontrollit kushtetues veprimtarinë dhe vendimmarjen e Kuvendit dhe të qeverisë për 3 vite radhazi.
- Kuvendi i Shqipërisë, përpara se të kalonte në pranimin a priori të projektligjeve të qeverisë, duhej të merrte informacion nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbi këtë pyetje:
- Kur do të përfundojnë procedurat e ngritjes në detyrë për 8 vendet vakante në Gjykatën e Lartë të shpallura prej këtij organi (KLGJ), që prej muajit shtator 2019, shkurt 2020, dhe një në korrik 2020?
Faktet tregojnë se, nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor do të kishte treguar efektivitet, vendosshmëri, përgjegjshmëri në punën e tij, edhe procedurat për plotësimin e këtyre 8 vendeve vakante në Gjykatën e Lartë të shpallura prej më shumë se 1-viti, do të kishin përfunduar, dhe Gjykata e Lartë sot do të kishte në përbërje të saj 15 anëtarë.
Në këtë mënyrë edhe ndryshimi i bërë përmes nenit 4 të ligjit nr. 45/2021, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, do të ishte i panevojshëm.
Kuvendi i Shqipërisë, nuk ka patur dhe nuk ka vullnet për të evidentuar problematikën reale, por përmes këtyre ndryshimeve ligjore, kërkon të mbulojë shkeljet që janë konsumuar në këtë proces deri më tani, duke pranuar kështu bashkëfajësinë me KLGJ-në.
Kjo situatë është e papranueshme për Presidentin e Republikës dhe për këto arsye, nuk ka dekretuar me shpallje nr. 45/2021 që ndryshon ligjin për organizimin dhe funskionimin e Gjykatës Kushtetuese.
- Ndërkohë që edhe më e rëndë paraqitet situata në ligjin nr. 50/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
- Përmes këtyre ndryshimeve, veç të tjerave synohet që në sistemin e drejtësisë KLGJ dhe KLP të emërojnë si magjistratë, Ish-Gjyqtar apo ish-Prokuror, pa kaluar më parë procesin e rivlerësimit kalimtar (pra procesin vetting), në kundërshtim me urdhërimet e nenit 179/b të Kushtetutës.
Kushtetuta kërkon që nëse ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët duan të rikthehen në sistem ata duhet të kalojnë me suskses procesin e rivlerësimit kalimtar përmes organeve të vettingut.
- Ndërkohë që ky Kuvend, e anashkalon këtë detyrim kushtetues, duke krijuar një deriçkë që verifikimin ta kryejë KLGJ dhe KLP.
Atëherë lind pyetja:
Kë duhet të zbatojmë?
Kushtetutën e miratuar në korrik 2016 me 140 vota, apo ligjin që ka miratuan ky Kuvend që po i përfundon mandati ???? !!!!!!
- Presidenti i Republikës, dikur në pozitën e Kryetarit të Kuvendit që bëri të mundur votimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota, e do më shumë se askush procesin gjithëpërfshirës, të rregullt procedurial në miratimin e çdo ndryshimi që prek sadopak ligjet e miratuara në konsultim të plotë.
Sot, Kuvendi në ikje, humbi mundësinë të tregonte jo vetëm integritet moral, por edhe juridik, përballë funksionit që nuk e ka ushtruar prej kohësh siç duhet, atë të ligjbërjes cilësore, transparente, të pa kapur, në funksion të vetëm të interesit publik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38