Flash News

Bota

Rrëzohet avioni rus që transportonte ushtarë ukrainas të marrë peng, raportohet për 65 viktima

Rrëzohet avioni rus që transportonte ushtarë ukrainas të

Një aeroplan ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën. Avioni po transportonte ushtarë ukrainas të marrë peng. Deri tani raportohet për 65 viktima, shkruan BBC.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se në bord ishin nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Raportet nga Kievi thonë se Il-76 u rrëzua nga forcat ukrainase.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se avioni po transportonte raketa për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-300. Nuk përmendi të burgosurit e luftës.

Të fundit