Flash News

E-TJERA

Rrëzohet i moshuari në Kombinat, ndërron jetë

Rrëzohet i moshuari në Kombinat, ndërron jetë

Një i moshuar është rrëzuar në banesën e tij në Kombinat të Tiranës.

Ai nuk ka arritur t’i përballojë dot plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

“Më datë 23.07.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat, është rrëzuar në banesën e tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë, shtetasi 87-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit