Flash News

E-TJERA

Rrëzohet kamioni në Vlorë/ Humb jetën shoferi, punëtori i bllokuar nën inerte

Rrëzohet kamioni në Vlorë/ Humb jetën shoferi, punëtori

Një tjetër aksident në punë është regjistruar në vendin tonë paraditen e sotme. Në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi dhe ka mbetur i bllokuar në inerte pasagjeri.

Ata po punonin për ndërtimin e këtij aksi. Policia bën me dije se grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur punëtorin e bllokuar. Ka dyshime se edhe ky i fundit mund te ketë humbur jetën, por nuk ka një njoftim zyrtar.

“Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit