Flash News

E-TJERA

Rrëzohet kërkesa, Apeli i Posaçëm lë në burg Lefter Kokën

Rrëzohet kërkesa, Apeli i Posaçëm lë në burg

Apeli i Posaçëm ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ky i fundit kishte kërkuar zbutje të masës së sigurisë me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri.

Kujtojmë që Koka u arrestua me urdhër të SPAK-ut në dhjetor të vitit të kaluar. Dyshohet se ai ka përfituar miliona euro nga afera e inceneratorëve.

Ish-ministri akuzohet për tre vepra penale, “shpërdorim detyre”, “pastrim të parave” dhe “korrupsion”.

Vendimi i gjykatës:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 18.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 14, datë 10.05.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Ilirian Olldashi, vendosi:

1.Miratimin e vendimit nr. 22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesit L.K., P.A., A.M., E.K. dhe S.C..
2.Miratimin e vendimit nr. 23, datë 31.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesit L.K., P.A., S.C. dhe miratimin e vendimit nr. 34, datë 09.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesen E.K.

 

Të fundit