Flash News
Trump dhe Amerika ‘vetëkorrigjuese’
U përjashtuan nga mazhoranca/ Gjykata Administrative shfuqizon masat dhe kthen në Kuvend opozitën
Berisha uron Donald Trump për triumfin: Kombi amerikan rikthehu madhërishëm Presidentin e 47-të
Dikur e quajti 'kërcënim për Amerikën', sot Rama e konsideron Trump-in 'privilegj'
Nga Macron tek Netanyahu dhe Zelensky/ Liderët botërorë urojnë Donald Trump, presidenti i 47-të i SHBA-ve
Rrëzohet kërkesa e Admir Tutajt për ndryshim të masës së sigurisë
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e Admir Tutaj për masë më të butë sigurie se “arrest në burg”.
Gjyqtarja Saida Dollani vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Tutaj u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri në datë 19 shtator të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tre vepra penale.
GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
25 vjeçari u shpall në kërkim në muajin prill të vitit 2023, pas një operacioni të policisë së shtetit në portin e Durrësit.
Në prill, shërbimet policore gjetën brenda një automjeti furgon, tip Benz, nje arsenal armësh që ishte fehehur në një tavoline druri.
Hetimet që u kryen nga policia treguan se arsenali ishte siguruar nga Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, me qëllim trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe