Flash News

E-TJERA

Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg

Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për zëvëndësimin  e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen SASPAC.

Avokati i ish ministrit të Shëndetësisë, njëherësh ish drejtorit të SASPAC, kërkoi zëvëndësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar nga vendi, duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve, për abuzimet me fondet e SASPAC.

Të fundit