Flash News

E-TJERA

Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e Metës për ndryshimet në
Foto Ilustruese; Presidenti Meta, Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e presidentit Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pavarësisht pretendimeve të Metës, se Kodi i ri duhej të rishqyrtohej pasi ndryshimet ishin bërë në mënyrë të njëanëshme, pa dialog dhe se i shërbenin vetëm shumicës parlamentare, Kuvendi ka rrëzuar ‘verdiktin’ e Presidentit.

Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare, duke lënë në fuqi formulën e koalicioneve.

Tashmë, me Kodin e ri, partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.

Kujtojmë se, në deklaratën e tij pak ditë më presidenti Meta argumentonte se “me këto ndryshime në Kodin Zgjedhor, qeveria përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kërkon të manipulojë zgjedhjet e 25 prillit 2021”. Për këtë arsye, Presidenti përveç rishikimit të tij, kërkoi me urgjencë edhe opinionin e Venecias.

Kryeministri Rama u shpreh i vendosur, duke e rivotuar Kodin pa asnjë ndryshim. Ndërkaq, për kryedemokratin rivotimi i Kodit zgjedhor, në mënyrë të njëanëshme dhe pa opinionin e Venecias, i mbyll Shqipërisë dyert e Evropës.

Të fundit