Flash News

E-TJERA

Rrëzohet nga bordura në Kuzum Baba, ndërron jetë 40-vjeçari në Vlorë

Rrëzohet nga bordura në Kuzum Baba, ndërron jetë

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së në Vlorë.

“Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç”, njofton policia paraprakisht.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit