Flash News

E-TJERA

Rrëzon pretendimet edhe për Elbasanin/ Kolegji Zgjedhor përfundon shqyrtimin për të 9-ta qarqet, lë në fuqi rezultatin e 25 prillit

Rrëzon pretendimet edhe për Elbasanin/ Kolegji Zgjedhor përfundon
Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritje të zgjedhjeve edhe në qarkun e Elbasanit. Ky ka qenë qarku i fundit që ka pasur në shqyrtim Kolegji.

Në këtë mënyrë Kolegji Zgjedhor sikurse Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka lënë në fuqi rezulatatin e çertifikuar nga KQZ. Kujtojmë që PD dhe LSI ankimuan rezultatin e 25 prillit për 9 qarqe me pretendimin se ishin kryer shkelje të rënda gjatë procesit zgjedhor.

Kolegji i ka hedhur poshtë pretendimet me argumentin se nuk ka prova. Kolegji hodhi poshtë edhe kërkesën e partisë Demokratike për përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarët që janë pjesë e këtij institucioni. PD e depozitoi kërkesën me argumentin se  nuk sigurohet një gjykim i drejtë dhe i paanshëm.

PD ka deklaruar se nuk do ta ndërpresë betejën dhe se do të përdorë çdo mjet ligjor për të faktuar "masakrën zgjedhore", duke shkuar deri në Gjykatën e Strasburgut.

 

Të fundit