Flash News

E-TJERA

“Rri e qetë se je dhe në shtëpi”, Jorida Tabaku ‘përplaset’ me Besart Kadinë: Mos më fol me atë gjuhë, s’ta lejoj

“Rri e qetë se je dhe në shtëpi”, Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me zëvendës ministrin e Ekonomisë Besart Kadinë.

Ndërsa po diskutonin mbi buxhetin dhe ekonominë e vendit në emisionin ‘Java’ në RTSH, Tabaku dhe Kadia janë ‘përplasur’ pasi ky i fundit e pyet nëse nga programi i PD do jetë deflatori 2% cdo vit.

Debati:

Kadia: Ishte e saktë që do keni deflatorin 2% cdo vit?

Tabaku: Më fal, unë nuk e dija që do bënim një debat bashkë

Kadia: Mos u acaro, rri pak e qetë ju lutem.

Tabaku: Shiko, dëgjo këtu se jam shumë e qetë, mua mos më fol ashtu më ler të përfundoj. Nëse doni përgjigje në nivel zv.ministri në do u ofrojmë , kemi një grup me 30 veta, besoj se je përballur me atë grup.

Kadia: Ti s’je informuar për një studio, e jo për ekonominë. Rri e qetë se je dhe në shpi.

Tabaku:  Mua me këtë gjuhë mos më fol zoti Kadia. Zoti Vangjeli, nuk e lejoj këtë fyerje nga një funksionar i qeverisë. Rri i qetë ti dhe më dëgjo.

Vangjeli: Ju lutem ta tejkalojmë këtë moment.

Tabaku: Deficiti në këtë moment është në nivelin që ka qenë në ’97. Zotëria në studio (Kadia) i ka gabim llogaritë. Me përgjegjësi të plotë, ju them se llogaritë e PD tregojnë se angazhimet tona shkojnë në 500 mln euro të përballueshme nga buxheti shtetit. Llogaritë në ajër si qeveria nuk i kemi bërë, kemi bërë buxhet alternativ pa cënuar financat publike, sot ke borxh që nuk është shoqëruar investime. I sugjeroj Kadisë se është i ri në politikë sic kam qenë edhe unë vite më parë se minimumi në këtë diskutim është komunikim etik.

Besart Kadia: Për etike bëra një përgjigje ekonomike, deflatori është 2% apo jo.

Jorida Tabaku: Nuk e thashë 2%. Nëse doni përgjigje në nivel zv.ministri në do u ofrojmë , kemi 30 veta si puna juaj.

 

Të fundit