Flash News

E-TJERA

Rriten hyrje-daljet në Shqipëri/ INSTAT nxjerr shifrat, fluksi i gushtit

Rriten hyrje-daljet në Shqipëri/ INSTAT nxjerr shifrat, fluksi i

Hyrjet e shtetasve të huaj, por dhe e shqiptarëve në muajin gusht në vendin tonë ka shënuar rritje, krahësuar me një vit më parë.

INSTAT raporton se kanë hyrë 2.185.493 qytetarë, shifër kjo e rritur me 2,6 herë krahësuar me gushtin e 2020-ës.

Ndërsa sa i përket gjithë tetëmujorit të këtij viti, në territorin shqiptar kanë hyrë 4.384.072, duke u rritur me 2,5 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregues i rritur me 4,6 herë dhe Polonia me 3,9 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 9,2 %, krahasuar me vitin 2020.

Edhe daljet kanë pësuar rritje. Në muajin gusht, sipas INSTAT, kanë dalë 2.154.672 persona(të huaj dhe shqiptarë). Shifër kjo e rritur me 2,5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa numri i shqiptarëve të dalë nga jashtë vendit gjatë tetëmujorit të parë është 2,856,861. Ky tregues është rritur me 47,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit