Flash News

E-TJERA

Rriten me 5.6% çmimet e prodhimit/ Kryeson industria, energjia dhe gazi

Rriten me 5.6% çmimet e prodhimit/ Kryeson industria, energjia dhe gazi

Indeksi i çmimeve të prodhimit ka ardhur në rritje. Në tremujorin e katërt të vitit 2021, arriti 105,1, duke shënuar një rritje me 5,6 % krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritjen më të lartë me 12,8 % e kanë shënuar “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 5,3 %.

Kujtojmë që vendi është i përfshirë prej muajsh nga kriza energjitike, e cila solli rritje zinxhir të çmimeve.

Ndërkohë pritet shtrenjtim i mëtejshëm, pasi lufta në Ukrainë ka rritur në nivele rekord çmimin e naftës dhe të gazit. Kjo ka nisur të reflektohet edhe në çmimin e produkteve të shportës.

Të fundit