Flash News

E-TJERA

Rriten me 760 mln lekë fitimet e PPP-ve për vitin 2022, kryeson kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës

Rriten me 760 mln lekë fitimet e PPP-ve për vitin 2022, kryeson

Nga 13 shoqëri koncesionare PPP që zbatojnë projekte koncesionare me mbështetje buxhetore, vetëm 9 prej tyre kanë dorëzuar dhe shfaqur pasqyrat financiare për vitin 2021 sipas detyrimit ligjor.

Deri në tetor 2022 janë 4 prej tyre nuk i kanë depozituar dhe reklamuar pasqyrat 2021 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sipas të dhënave të përpnuara nga Open Data Albania. Mes tyre, janë edhe dy kompanitë përgjegjëse për inceneratorët në Elbasan dhe Fier.

Konkretisht shoqëritë: 3P Life Logistic sh.p.k e  cila zbaton kontratën  e koncesionit PPP Për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 35-70 vjeç;  Integrated Technology Waste Treatment Fier sh.p.k që zbaton koncesionin PPP Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit;  Albtek Energy sh.p.k zbatues e koncesionit PPP Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit; Bardh Kontruksion sh.p.k që zbaton Koncesionin PPP Projektim-Ndërtim-Financim dhe Mirëmbajtje e segmentit rrugor Milot Balldren.

Të ardhurat totale të raportuara për 9 shoqëritë koncesionare PPP arrijnë vlerën rreth 15.45 miliardë lekë apo rreth 132.1 milionë euro. Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat totale për këto kompani të mbështetura nga buxheti janë rritur me 1.2 miliardë Lekë apo 8.8% më shumë.

Rriten me 760 mln lekë fitimet e PPP-ve për vitin 2022, kryeson

Krahasuar me vitin 2020, kompanitë e marra në analizë kanë rritur fitimin e tyre para tatimit me rreth 760 milionë lekë apo me 92.9% më shumë. Në 2021 asnjë shoqëri nga nëntë PPP në analizë nuk na rezulton me humbje.

Vlerën më të lartë të ardhurave për vitin 2021 e mban shoqëria koncesionare Gjoka 87 sh.p.k me vlerë 4.66 miliardë Lekë, e cila zbaton Koncesionin PPP Për dhënien me koncesion/PPP të përmirësimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së rrugës së Arbrit. Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat e kompanisë kanë pësuar rënie me 20%.

Në vend të dytë qëndron shoqëria Integrated Energy BV SPV sh.p.k e cila zbaton koncesionin e Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë. Të ardhurat e realizuara për vitin 2021 nga kjo kompani janë në vlerën 2.60 miliardë Lekë, me një rritje prej 293.8 milionë Lekë apo 13% më shumë.

Rriten me 760 mln lekë fitimet e PPP-ve për vitin 2022, kryeson

Vendi i tretë sa i takon të ardhurave të realizuara për vitin 2021 e mban S2 Albania me vlerë 1.61 miliardë Lekë, e cila është zbatuese e koncesionit Për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Të ardhurat e kësaj kompanie janë rritur me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Një rritje e konsiderueshme në nivelin e të ardhurave totale vihet re edhe për shoqëritë zbatuese  të kontratave PPP në sektorin e Shëndetësisë.  Konkretisht për shoqërinë Laboratory Networks sh.p.k, e cila është zbatuese e PPP Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare rajonale dhe atyre bashkiake, të ardhurat për vitin  2021 kanë shënuar vlerën 1.26 milionë Lekë, me një rritje me 1.23 miliardë lekë.

Nëse krahasojmë fitimin para tatimit dhe marzhin e fitimit bruto për kompanitë e marra në analizë, rezulton që shoqëria Integrated Energy BV SPV sh.p.k, zbatuese e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës, ka vlerën më të lartë të fitimit bruto prej 793.2 milionë Lekë, me një rritje prej 9.7 % krahasuar me vitin 2020.

Për vitin 2021, kompania ka pasur edhe marzhin më të lartë të fitimit kundrejt të ardhurave me rreth 30.5%.

Çështja e inceneratorëve është sot në prokurori ku ka dy ish-zyrtarë të dënuar, ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedist Lefter Koka.

Të fundit