Flash News

E-TJERA

Rriten me rreth 30% shpenzimet për shëndetin dhe ulen për argëtimin, INSTAT nxjerr shifrat

Rriten me rreth 30% shpenzimet për shëndetin dhe ulen për

Në vitin 2020, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje, të përbërë mesatarisht nga 3,6 persona, janë 83.475 lekë.  Ndërsa totali i shpenzimeve është 64,2 miliardë lekë në muaj për 768.963 familje.

Kështu raporton INSTAT, duke bërë me dije se rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, është 1,6 %. Shqiptarët kanë ulur shpenzimet për “Argëtim dhe kulturë” dhe i kanë rritur për “Shëndetin” me 28,0 %.

Shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” në vitin 2020 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 28,0 %, ku kryeson nëngrupin “vitamina”. Kjo tregon se trendi i shpenzimeve për familjet shqiptare ka ndryshuar për shkak të pandemisë.

Në rritje krahësuar me 2019-ën kanë ardhur edhe shpenzimet e bëra në grupin "Restorante dhe hotele" dhe "Transport".

Sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë shpenzimet për ushqime, qeraja e banesës, faturat e energjisë dhe ujit.

Në vitin 2020, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Kryeqyteti ndiqet nga Korça dhe Fieri.

Ndërsa qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mujore për konsum janë Kukësi dhe Dibra. Rritjen më të madhe të shpenzimeve për 2020 e ka shënuar qarku i Elbasanit.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit