Flash News

E-TJERA

Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kjo e mërkurë do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura në rritje.

Gjatë orëve të pasdites, pritet që vranësirat gradualisht të shtohen, ku më të dendura do të jenë në zonat Verilindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.

Të fundit