Flash News

E-TJERA

Rriten rastet e dhunës në familje, SHBA thekson nevojën për veprim urgjent

Rriten rastet e dhunës në familje, SHBA thekson nevojën për

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, rastet e dhunës në familje janë rritur me 3,29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa 722 autorë janë arrestuar për këtë vepër.

Ky shqetësim është theksuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila ndau statistikat e raportuara nga qendra "Fol".

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Ambasada thekson nevojën urgjente për veprim dhe rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar dhe trajtuar këtë fenomen, duke shtuar se është e nevojshme të punohet në formësimin e politikave dhe veprimeve efektive për mbështetje të mbijetuarave dhe parandalimin e dhunës në të ardhmen.

 

Të fundit