Flash News

E-TJERA

Rriten rastet e reja me Covid-19 në vend, asnjë humbje jete në 24 orë

Rriten rastet e reja me Covid-19 në vend, asnjë humbje jete në 24

Rriten rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se pas kryerjes së 3025 testimeve janë shënuar 47 raste të reja, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

 Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 47 qytetarë, në këto bashki: 19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.

Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit