Flash News

E-TJERA

Rriten rastet e reja nga Covid-19, ‘Shëndetësia’ jep shifrat

Rriten rastet e reja nga Covid-19, ‘Shëndetësia’ jep

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus, teksa nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Rastet e reja janë regjistruar përkatësisht: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz. Aktualisht në të gjithë vendin rezultojnë 112 raste aktivë, dnërsa 6 pacientë po marrin shërbim të specializuar në Spitalin Infektiv.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.

Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në njoftimin e MSH.  

Të fundit