Flash News

E-TJERA

Rriten rastet me fruth në Shqipëri, Durrësi dhe Tirana qytetet më të prekura

Rriten rastet me fruth në Shqipëri, Durrësi dhe Tirana qytetet

Shtohen rastet me fruth në Shqipëri.

Nga analizat laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik janë konfirmuar pozitivë 18 raste në total me fruth, raporton tv klan. Përkatësisht 9 raste në Durrës, 8 në Tiranë dhe 1 në Krujë. Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar.

Për shkak të përhapjes së fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha institucionet shëndetësore, ku rekomandon masat që duhet ndërmarrë për të frenuar përhapje e kësaj sëmundje.

ISHP rekomandon kryerjen e vaksinës edhe nën moshën 1-vjeçare në rast se do të kemi një shpërthim të fruthit në këtë grupmoshë, po ashtu rekomandohet kryerja e vaksinës për nënat me gjidhënie dhe të lindurit e viteve 1980-1999.


 

Të fundit