Flash News

E-TJERA

Rriten sërish infektimet, dy humbje jete nga Covid-19 në vend

Rriten sërish infektimet, dy humbje jete nga Covid-19 në vend

Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, përkatësisht një qytetar nga Kavaja 45 vjeç dhe një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e sotëm bën me dije gjithashtu se është rritur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.

Pas kryerjes së 2623 testimeve, kanë rezultuar 1215 qytetarë të infektuar.

 “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1215 qytetarë, në këto bashki:

617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.

Janë 6,226 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.

Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit