Flash News

E-TJERA

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Dita e sotme ka nisur me diell dhe me temperatura të larta. Por pasdite pritet zhvillim të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në skajin verior dhe juglindor, por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por edhe në mesditë, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Të fundit