Flash News

E-TJERA

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi do të jetë në ndikimin e një presioni të lart atmosferik, i cili ndodhet i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Në pjesën lindore të territorit, vranësirat do të jenë më të dukshme. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

Të fundit