Flash News

E-TJERA

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të hënë, moti do të dominohet nga kthkellimet në pjesën më të madhe të territorit.

Pas mesditës pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat do të shfaqen në zonat malore dhe në zonën e ulët, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke sjellë dallgëzim 3 ballë.

Të fundit