Flash News

E-TJERA

Rriten rastet me Covid-19/ 13 humbje jete, mes viktimave një 28 vjeçar

Rriten rastet me Covid-19/ 13 humbje jete, mes viktimave një 28
Spitali Infektiv

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 13 humbje jete nga Covid-19. Viktimat janë të moshave 28-80 vjeç.

Numri i infektimeve ka ardhur sërish në rritje. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 4539 testime kanë rezultuar pozitivë 1130 qytetarë.

Mbi 500 raste janë vetëm në Tiranë, e cila ndiqet nga Elbasani, Kurbini dhe Durrësi.

MSH njoftoi se janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin total 50,875 që nga fillimi i epidemisë.

Edhe numri i shtrimeve ka pësuar rritje krahësuar me një ditë më parë. Aktualisht në 4 spitalet covid, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1130

Të shëruar në 24 orë     656

Të shtruar në spitale     431

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore               4539

Testime totale            381,941

Raste pozitive             84,212

Raste të shëruara        50,875

Raste Aktive                31,891

Humbje jete                 1446

Të fundit