Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat në mëngjes, pasditja me reshje; parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat në mëngjes, pasditja me reshje; parashikimi i
Foto ilustruese

Masa ajrore të nxehta do të dominojnë në të gjithë territorin këtë të mërkurë. Pasditja pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në skajin verior-verilindor, duke krijuar mundësin për reshje afatshkurtra.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por mbeten konstante në mesdit, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por intensiteti bie pasdite, duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi jugor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Të fundit