Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat në mëngjes, si do të ndryshojë moti pasdite

Rriten temperaturat në mëngjes, si do të ndryshojë moti

Vala e të nxehtit do vijojë ditën e sotme të mbizotërojë në vendin tonë. Këto kushte atmosferike do të mbeten deri orët e vona të pasdites, kur në veri-verilindje dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë gjatë mëngjesit, por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 19°C deri në 38-39°C.

Era do fryjë mesatare paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi mbi 45 km/h, nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

 

Të fundit