Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat në mesditë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat në mesditë, parashikimi i motit për

Kjo premte do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Pasditja pritet të sjellë një shtim të tyre në pjesën më të madhe të vendit, por bregdeti do të vijojë me mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Të fundit