Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Vendi ynë sot do të ketë një ditë me mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Vetëm në zonat juglindore dhe verilindore herë pas herë do ketë vranësira, por pa mundur të gjenerojnë shira.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten në orët e para të ditë dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Të fundit