Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, si do të jetë moti ditën e sotme

Rriten temperaturat, si do të jetë moti ditën e sotme

Këtë të hënë vendi do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në ato malore do të mbizotërojnë vranësirat, të cilat pritet të sjellin shira të papërfillshëm në ekstremin jugor-juglindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior -veriperëndimor, duke sjell në det dallgëzim 2 ballë

Të fundit