Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, si do të ndryshojë moti gjatë orëve në vijim

Rriten temperaturat, si do të ndryshojë moti gjatë orëve

Dita do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranëisrave.

Këto të fundit do të gjenerojnë reshje shiu gjatë natës, kryesisht në zonat veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.

Të fundit