Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Rriten temperaturat, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita ka nisur me kthjellime dhe vranësira, por këto të fundit do të dendësohen orët në vijim, duke sjellë reshje të dobëta.

Ndërsa pjesa jugore e vendit do të mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Në zonat malore, reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mesdita ruan vlera kostante, duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

 

Të fundit