Flash News

E-TJERA

Rriten temperaturat, njihuni me parashikim e motit për ditën e sotme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikim e motit për ditën e
Foto ilustruese

Dita e sotme do të shoqërohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, ku në zonat të izoluar do të ketë reshje të pakta shiu.

Rreth mesditës dhe orët vijuese, do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët në zonat perëndimore, ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 27°C maksimumi.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor duke arritur shpejtësi deri 40 km/h në brigjet jugore dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Të fundit