Flash News

E-TJERA

Rritet çmimi i naftës, qeveria thërret në takim operatorët

Rritet çmimi i naftës, qeveria thërret në takim

Një javë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare ka reflektuar edhe në tregun shqiptar. Si pasojë, qeveria pritet të zhvillojë ditën e hënë një takim me operatorët e tregut të karburanteve për të diskutuar situatën.

Ndërkohë, për të dytën herë brenda pak ditësh, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar rritje. Pikat e tregtimit me shumicë, kryesisht në Tiranë, kanë ndryshuar këtë të premte tabelat e çmimeve.

Aktualisht, nafta po shitet me një çmim maksimal që varion nga 182 deri në 184 lekë për litër, nga 175–179 lekë për litër që ishte në ditët e mëparshme.

Operatorët e tregut shprehen se rritja lidhet me shtrenjtimin e mëtejshëm të naftës në bursat ndërkombëtare, i ndikuar nga tensionet dhe konflikti në Lindjen e Mesme.

Të fundit