Flash News

E-TJERA

Rritet me 10 lekë çmimi i bukës dhe produkteve me bazë miellin, shkaqet e shtrenjtimit

Rritet me 10 lekë çmimi i bukës dhe produkteve me bazë

Prej ditës së djeshme, çmimi i bukës në tregun vendas u rrit me 10 lekë, por ka dhe raste kur rritja është me 20 lekë.

Kjo erdhi pas rritjes së çmimit të miellit me 15% në muajin gusht. Përveç bukës, rritje kanë pësuar edhe produktet e tjera me bazë miellin dhe drithërat.

Në këtë situatë, disa prej tregtarëve kanë praktikuar një "hile". Ata nuk rritur çmimin, por kanë zvogëluar peshën e saj.

Ndërkohë dy muaj më parë, rritje pësoi çmimi i qumshtit dhe i kosit. Nga çfarë shprehen për mediat, qytetarët nuk janë dakord, duke marrë parasysh edhe krizën e nxitur nga pandemia, por nuk ka pasur ndonjë "protestë" nga ana e tyre.

Nag informacionet që qarkullojnë në media artikulohet një rritje e mëtejshme e çmimit të këtij produkti të konsumit bazë. Kjo pasi çmimi i grurit po pëson rritje në shumë vende të botës dhe shkak për këtë është rënia e prodhimit, thatësirat, rritja e konsumit nga Kina, etj.

Të fundit