Flash News

E-TJERA

Rritet me 12 % numri i aksidenteve rrugore, shkaku kryesor

Rritet me 12 % numri i aksidenteve rrugore, shkaku kryesor

Në muajin nëntor numërohen 106, ndërsa përgjatë njëmbëdhjetëmujorit janë regjistruar 1.257. Kjo shifër është rritur me mbi 12 % krahësuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2020.

Kështu raporton INSTAT, ndërsa bën me dije se përgjatë njëmbëdhjetëmujorit, numri i të aksidentuarve është 1.726 persona, ndërsa ai i jetëve të humbura 176.

INSTAT thotë se në muajin nëntor, aksidentet rrugore, në 85,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Në muajt janar-nëntor, aksidentet rrugore, në 15,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 22,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit