Flash News

E-TJERA

Rritet me 19.4 % defiçiti tregtar në maj/ Bien eksportet me Kosovën, partnerët kryesore të Shqipërisë

Rritet me 19.4 % defiçiti tregtar në maj/ Bien eksportet me

Defiçiti tregtar në muajin maj ka shënuar rritje. Importet kanë dominuar mbi importet, por të dy treguesit kanë shënuar rritje krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Defiçiti raportohet 35 mld lekë, një rritje me 19,4 %, krahësuar me majin e viti të kaluar. INSTAT bën me dije se eksportet e mallrave arritën vlerën 45 mld lekë, ndërsa importet 80 mld lekë.

Gjatë muajit maj, në rritjen e eksporteve, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 13,1%, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 9,1%, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,7%.

Vendet me të cilët Shqipëria në maj ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me vitin e kaluar janë: Itali (59,4 %), Gjermani (66,9 %) dhe Greqi (26,0 % ).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova ( 21,7 %) dhe Spanja (90,6 %) .

Sa i përket importeve, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe janë: Italia (15,5 %), Turqia (33,2 %) dhe Kina (30,4 %).

Vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rusia (43,1 %) Spanja (11,6 %) dhe Ukrainë (5,6 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61%, të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia, Turqia, Gjermania dhe Greqia.

 

Të fundit