Flash News

E-TJERA

Rritet me mbi 10% vdekjet në vend, shkaku kryesor. Qarku me numrin më të ulët dhe më të lartin

Rritet me mbi 10% vdekjet në vend, shkaku kryesor. Qarku me numrin më

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë 2021, është 30.507, duke shënuar një rritje prej 10,5 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas gjinisë, regjistrohen 16.883 vdekje për meshkujt dhe 13.624 për femrat. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë “shkaqet natyrale” me 97,3 % të vdekjeve gjithsej.

Kështu raporton Instituti i Statistikave, ndërsa bën me dije se sipas sëmundjeve, vdekjet nga “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,4 % të vdekjeve gjithsej.

Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 568,6 për 100 mijë banorë. Më pas renditen “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, “vdekje nga pleqëria”, “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, etj.

Sipas gjinisë, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” janë shkaku kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Nga 15.986 të vdekur nga kjo grup sëmundje, 46,2 % janë femra dhe 53,8 % janë meshkuj.

Sa i përket vdekshmërisë foshnjore, në 2021, numri është 228, ndërsa shkaku kryesor janë sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes.

INSTAT raporton se, sipas qarqeve, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1.841,0 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në Kukës me 829,1 vdekje.

 

Të fundit