Flash News

E-TJERA

Rritet me mbi 30 mld lekë defiçiti tregtar në shkurt, cili shtet është partneri kryesor i ekonomisë shqiptare

Rritet me mbi 30 mld lekë defiçiti tregtar në shkurt, cili

Në muajin shkurt eksportet e mallrave arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u rritur me 50,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Por në rritje të konsiderueshme kanë ardhur edhe importet. Ato arritën vlerën 69 miliardë lekë, duke u rritur me 31,5 %.

Defiçiti tregtar në shkurt përllogaritet 31 miliardë lekë, ose 14,3 % më shumë se një vit më parë, sipas INSTAT. Italia mbetet partneri kryesor për ekonominë shqiptare.

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve janë: Itali (57,5 %), Kosova (57,9 %) dhe Gjermania (3,3 herë).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: SHBA (12,0 %),Turqia (41,9 %) dhe Spanja (90,0 %).

Nga ana tjetër, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, janë: Italia (21,0 %), Turqia (46,3 %) dhe Greqia (26,4 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (39,9 %) dhe Ukraina (13,3 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,6 %, të gjithë tregtisë.

Të fundit