Flash News

E-TJERA

Rritet ndjeshëm defiçiti tregtar në dhjetor, INSTAT: Këta janë katër partnerët kryesorë të Shqipërisë

Rritet ndjeshëm defiçiti tregtar në dhjetor, INSTAT: Këta

Defiçiti tregtar në muajin dhjetor ka kapur vlerën e 56 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej më shumë se 46%, krahësar me vitin paraardhës.

Kështu raporton INSTAT, ndërsa bën me dije se eksportet dhe importet gjatë muajit dhjetor, por dhe gjithë vitin 2021 kanë ardhur në rritje.

Në muajin dhjetor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve kanë qenë Italia (46,4 %), Kosova (0,1 %) dhe Gjermania (140,9 %), ndërsa ulje ka shënuar Turqia (51,6 %) dhe Rusia (100,0 %).

Sa i përket importeve, rritjen më të madhe Shqipëria e ka shënuar me Italinë (24,0 %), Turqinë (52,4 %) dhe Greqinë (46,6 %), ndërsa uljen më të madhe e kanë regjistruar mallrat që vijnë nga SHBA(30,4 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,3 %, të totalit. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (29,9 %), Turqia (7,8 %), Greqia (7,3 %) dhe Gjermania (6,4 %), thotë INSTAT.

Të fundit