Flash News

E-TJERA

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, MSh: 1,236 të prekur dhe 4 humbje jete

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, MSh: 1,236 të prekur dhe
Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve nga Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetesisë njoftoi se nga 5,694 testime, kanë rezultuar pozitivë 1,236 qytetarë. Po ashtu, 4 persona kanë humbur jetën.

"Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,236 qytetarë, në këto bashki: 584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.

Janë 7,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2pozitiv: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë", njofton ministria.

Të fundit