Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid-19, dy humbje jete në 24 orët e fundit
Rritet ndjeshëm numri i personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2153 testime, kanë rezultuar 974 qytetarë të infektuar. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe dy humbje jete, përkatësisht dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2153 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 974 qytetarë, në këto bashki:
438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.
Janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.
Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.