Flash News

E-TJERA

Rritet numri i aksidenteve, Gledis Nano ndryshon drejtuesit e Policisë Rrugore

Rritet numri i aksidenteve, Gledis Nano ndryshon drejtuesit e Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur të tjera ndryshime në radhët drejtuese të policisë, si masë për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Emërimet e reja janë në kuadrin e lëvizjeve dhe nuk kanë prodhuar emra të rinj. Të njëjtën gjë, Gledis Nano e ka bërë edhe më herët me ndryshimet që ka firmosur.

Lista e drejtuesve të rinj:

Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.

Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat.

Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër.

Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër.

Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Të fundit