Flash News

E-TJERA

Rritet numri i infeksioneve/ Covid-19 i merr jetën gjashtë qytetarëve, 20 pacientë në gjendje të rënduar

Rritet numri i infeksioneve/ Covid-19 i merr jetën gjashtë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar gjashtë humbje jete të moshave 52-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3244 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë.

Tirana, Fieri, Durrësi dhe Shkodra janë bashkitë me numrin më të lartë të të infektuarëve. Sipas MSH, aktualisht në vendin tonë janë 7360 raste aktive.

Ndërkohë në spitalet covid, sipas ministrisë, po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa 657 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin.

Statistika (09 Tetor 2021)

Raste të reja ditore  475

Të shëruar në 24 orë 657

Të shtruar në spitale 169

Humbje jete në 24 orë  6

Testime ditore  3244

Testime totale  1,234,808

Raste pozitive 174,643

Raste të shëruara 164,524

Raste Aktive  7360

Humbje jete 2,759

Të fundit